FAQJA KRYESORE
   
RRETH ALKETES
   
KOPERTINA
   
GALERI
   
VIDEO
   
MUZIKE
   
SHTYPI
   
BUSINESS
   
KONTAKT
 
  
 Share
Njerzit Tane

Njerezit tane

Ne jemi nje kompani e perbere nga njerez, ne sherbim te njerezve...
   Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me I rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per  skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone. Biznesi yne eshte nje biznes familjar. Ne e dime se sa e shtrenjte eshte familja, ndaj bejme gjithcka qe punonjesit tane te kthehen te sigurte ne mbremje prane familjeve te tyre.   Kenaqesia ne pune eshte prioritet per ne. Askush nuk ulet perpara tavolines se punes per te perfunduar nje detyre, por ulet me bindjen se e do ate qe ben dhe se ka nje ambicje te perbashket me Kompanine per te qene pararoje e sukseseve te medha. Komoditeti I larte I mjediseve te punes, zbatimi i politikave te perparuara per burimet njerezore, trajnimet mbi kualifikimin dhe specializimin e punonjesve jane sfida jone drejt profesionalizmit me te larte.   Pika jone e forte eshte komunikimi me klientet tane... Kenaqesia e Klientit per ne eshte paresore dhe  kur klienti nuk eshte i kenaqur, puna per ne nuk quhet e perfunduar. Gjithcka nis dhe perfundon tek klienti. 
   Te operosh me pergjegjshmeri te larte per ne do te thote; te suportosh klientet ne cdo hap te zgjidhjes se problemeve, te forcosh raportet me te gjithe rrethin e bashkepunetoreve qe operojne ne te njetjten industri dhe mbi te gjitha, te permiresosh  cilesine e jetes ne komunitetin ku  punojme dhe jetojme.   Asgje e madhe ne kete jete nuk eshte arritur pa entuziasem, pa vendosur pasionin ne cdo gje qe ben. Asnje sukses nuk arrihet rastesisht nese nuk eshte fryt i nje ambicje te madhe, nje energjie te vazhdueshme pozitive dhe nje vizioni te qarte. Ne punojme intensivisht dhe jemi te apasionuar pas asaj qe bejme.

<<  Kthehu Pas